Përshkrimi i Produktit
Vitamin C 500 mg + zink 5mg rekomandohet gjatë gjithë vitit, por sidomos edhe gjatë kësaj periudhe, pasi ndihmon kundër alergjive stinore për të gjithë familjen.
Vitamina C është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e organizmit, pasi ndikon në rritjen e prodhimit të qelizave të bardha dhe nivelin e duhur të interferonit (proteinë që luan një rol të rëndësishëm në shumëfishimin e viruseve).
Vitamina C ndikon gjithashtu në:
- Mbajtjen në gjëndje shumë të mirë të venave të gjakut
- Absorbimin e hekurit nga organizmi
- Rekuperimin e shpejtë në rast sëmundje
Zinku ndihmon në funksionimin normal të një serë organeve dhe sistemeve në organizem. Mbështet funksionimin normal të:
- -sistemit Imunitar
- -sistemit Skeletor
- -sistemit Nervor
- -sistemit Endokrin
Vitamin C 500 mg + zink 5 mg ju ofron jo vetëm nutrientë të rëndësishëm, që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar, por gjithashtu dhe një shije të këndshme. Vitamina C dhe zinku ndihmojnë në mirëfunksionimin e sistemit imunitar si dhe mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ.
Reviews
There are no reviews yet.